top of page

Përshkrimi niveleve sipas GER*

Në Qendrën e Gjermanishtes ProLingua mund të vijoni kurse të gjuhës gjermane të të gjitha niveleve të përcaktuara me kornizën e përbashkët evropiane të gjuhëve, të cilat janë të detajizuara në vijim:

 

 

  • Niveli A1

Ky kurs i nivelit elementar aftëson kandidatët pa njohuri të gjuhës gjermane brenda një periudhe të shkurtër kohore të kuptojnë dhe të komunikojnë në gjuhën gjermane.

Me një planprogram të hartuar veçanërisht për këtë klientelë, mësimdhënës të kualifikuar në Gjermani dhe tekstet mësimore “Schritte Plus 1” & „Schritte Plus 2” që janë të preferuara nga Goethe-Institut-i, ju do ta keni të lehtë edhe kalimin e provimit Start Deutsch 1, i cili kërkohet për “Bashkim Familjar”.

  • Niveli A2

Ky kurs iu dedikohet kandidatëve, të cilët kanë njohuri elementare (A1) të gjuhës gjermane dhe dëshriojnë t´i avancojnë ato. Në këtë grup mund të hyjnë kandidatë, të cilët duan t´a mësojnë gjermanishten për vendin e tyre të punës ose t´i ndjekin kurset e niveleve B1 deri në C2.

  • Niveli B1 

Për vijimin e këtij kursi kërkohen njohuri paraprake të gjuhës gjermane, gjegjësisht përfundimi i suksesshëm i nivelit A2. Grupi i synuar pas përfundimit të kursit aftësohet të zotojë gjermanishten në nivel të duhur për komunikim në vend të punës, në shkollë etj. Këta janë persona, të cilët synojnë të punojnë në Gjermani apo t´i ndjekin kurset e niveleve B2 deri në C2.

  • Niveli B2

Kursi i nivelit B2 synon përdorimin e pavarur të gjuhës gjermane në vend të punës apo gjatë studimeve. Zotimi i këtij nivel të gjuhës kërkohet nga punëdhënësit në Gjermani dhe për studime në disa fusha.

Në fund të kursit ju mund të shpreheni spontanisht si në formë gojore ashtu edhe në të shkruar (letra zyrtare e private) dhe t´a përdorni gjermanishten në mënyrë kompetente. Ky kurs poashtu ju aftëson t´a ndiqni kursin DSH, i cili është kusht për studime në Gjermani.

  • Niveli C1

Qëllimi i këtij kursi të nivelit më të lartë  është përgatitja profesionale për provimin e cekur më lartë DSH, përkatësisht pranimi në ndonjë universitet gjerman. Përfundimi i suksesshëm i kursit B2 ose njohuritë e ngjajshme gjuhësore është parakusht për pjesëmarrje në këtë kurs. Zotimi i gjermanishtes në këtë nivel kërkohet edhe nga Ambasada gjermane për bashkim famijlar me prindër (për fëmijët deri në moshën 18 vjeçare).

  • Niveli C2

Ky kurs aftëson pjesëmarrësit t´a zotojnë gjermanishten në nivel të gjuhës amtare si dhe për t´iu nënshtruar provimit “Wirtschaftsdeutsch” (Gjermanishtja Ekonomike) të nivelit më të lartë gjuhësor sipas kornizës së përbashkët evropiane të gjuhëve.

 

* Korniza e përbashkët evropiane e gjuhëve

* Der Gemeinsame Europäische Referenzrahmen für Sprachen (GER)

 

---deutsch---

 

 Stufen des Gemeinsamen europäischen Referenzrahmen

 

Stufen nach GER

 

Mehr Informationen in deutscher Sprache:

http://www.goethe.de/z/50/commeuro/i0.htm

​Shta. 13, 2012

​Jan 31, 2012

​Dec 12, 2012

bottom of page